Home » Kampionati Anglez » Liverpooli mund Tottenhamin

Liverpooli mund Tottenhamin

 Liverpooli mund Tottenhamin Liverpoolit i ka takuar drama e Anfield Road. Skuadra e Brendan Rodgers, ka arritur ta mposht Tottenhamin 3:2, ndërsa për herë të parë në aventurën në Liverpool, Mario Balotelli bëhet hero, duke i sjellë tre pikë të rëndësishme skuadrës së kuqe.

Ishte Markovic që në minutën e 15’, shënoi golin e parë të ndeshjes, duke krijuar epërsinë për vendasit.
Sulmuesi në formë Harry Kane, barazoi në 1:1 në minutën e 26’.

Në pjesën e dytë, Steven Gerrard nga penalltia ktheu epërsinë për vendasit, duke shënuar në minutën e 53’.
Kjo festë nuk zgjati shumë, pasi që Dembele për të dytën herë, në minutën e 61’, barazoi në 2:2.

Dhe pas kësaj, erdhi koha e Mario Balotellit. Sulmuesi italian në minutën e 83’, shënoi golin e tretë dhe të fitores për Liverpoolin. Ky ishte goli i parë i Balotellit në Premierligë me Liverpoolin.
Liverpooli me këtë fitore tani ka 42 pikë, dhe renditet në vendin e 7.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni