Home » Kampionati Anglez » Liverpooli mposhti Tottenhamin, Manchester United nuk arriti të mposhtë Chelsean

Liverpooli mposhti Tottenhamin, Manchester United nuk arriti të mposhtë Chelsean

Në stadiumin Anfield të Liverpoolit, futbollistët vendës dhe ata të Tottenhamit të Londrës luajtën sot një ndeshje të fortë dhe të pëlqyeshme, me kthesa dhe gola, kurse fitorja në fund i takoi Liverpoolit.

Në epërsi të parët erdhën vendësit me golin e uruguaianit Suarez, në minutën e 21-të, i cili shtatë minuta më vonë pati edhe një rast të mirë për të dyfishuar epërsinë, por rezultati nuk ndryshoi deri në minutën e 45-të. Vertonghen barazoi rezultatin në 1:1, duke shikuar tifozët e Liverpoolit.

Po ky lojtar në minutën e 53-të u përkujdes për tronditje të re të vendësve, duke shënuar golin e dytë për Tottenhamin. Mirëpo, gëzimi i londinezëve nuk zgjati edhe aq shumë, pasi në minutën e 66 Downing barazoi në 2:2, kurse Gerrard në minutën e 83-rë, realizoi nga penalltia golin e fitores për Liverpoolin.

Kthesa pati edhe në takimin ndërmjet Newcastle dhe Stoke City, ku mysafirët udhëhiqnin deri në minutën e 72-të. Por fundi ishte tejet dramatik. Së pari për vendësit barazoi rezultatin Cabaye, ndërsa Cisse në minutën e 90-të i solli fitoren Newcastlet.

Java e 29-të e Premier Leagues angleze nuk u luajt e plotë, shkaku i borës, por edhe ndeshjeve të FA Cup.

Të shtunën Norwich luajti baras 0:0 me Southemptonin, QPR mposhti Sunderlandin 3:1, Reading humbi kundër Aston Villa 1:2, ndërsa WBA mundi Swansean 2:1.

Në renditjen tabelore ende udhëheq Manchester United me 71 pikë (një ndeshje më pak të zhvilluar), para M. Cityt me 59 pikë (gjithashtu një ndeshje më pak), Tottenhamit me 54 pikë, Chelseat me 52 (një ndeshje më pak e zhvilluar) dhe Arsenalit me 47 pikë. Liverpool tashti, bashkë me rivalin lokal nga qyteti bregdetar, Evertonin, kanë nga 45 pikë dhe ndajnë vendet 6 e 7 (Evertoni ka një ndeshje më pak).

Në ndeshjen për FA Cup, Manchester United nuk arriti të mposhtë Chelsean mysafir. Megjithë epërsinë e hershme me anë të Hernandezit (Chicharitos), në minutën e 5-të dhe dyfishimit të epërsinë nga Wayne Rooney, në minutën e 11-të, Chelsea ia doli që së pari nëpërmjet Hazardit të ulë epërsinë e vendësve në 2:1, kurse për barazim u përkujdes Ramires, në minutën e 68-të.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni