Home » Futboll » Liverpooli eliminohet edhe nga FA Cup

Liverpooli eliminohet edhe nga FA Cup

Është dashur të zhvillohen vazhdimet që të vendoset fituesi në përballjen e vlefshme për Kupën FA, ndërmjet Liverpoolit dhe Readingut, me ç’rast skuadra e dytë doli fituese duke eliminuar Të Kuqtë edhe nga një garë e rëndësishme.

Liverpooli kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë me anë të kapitenit Steven Gerrard, mirëpo në fund të pjesës së dytë Gylfi Sigurdsson barazoi rezultatin për të dërguar skuadrat në vazhdime.

Në minutën e 100-të, Reading kaloi në epërsi me golin e Shane Long, i cili rezultoi të ishte goli i fitores, pasi që Të Kuqtë nuk ndryshuan asgjë deri në fund të vazhdimeve.

Është hera e pestë që Liverpooli eliminohet nga FA Cup prej kundërshtarëve më të dobët. Në vitin 2000 e eliminoi Blackburni, në 2003 Crystal Palace, në 2005 Burnley, në 2008 Barnsley dhe tani në 2010 Readingu.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni