Home » Futboll » Liverpooli e mendon rikthimin e Torresit

Liverpooli e mendon rikthimin e Torresit

liverpooli-e-mendon-rikthimin-e-torresit_hdKlubi anglez, Liverpool seriozisht është duke e menduar rikthimin e ish yllit të tyre, Fernando Torresit, raportojnë mediat britanike.

Sulmuesi spanjoll gjatë verës që lamë pas iu bashkua Milanit në formë huazimi nga Chelsea.

Edhe pse Torres nuk po kalon periudhë të mirë tek ‘Rossonerët’, megjithatë, ‘Të kuqt’ e Anglisë janë duke planifikuar që të nisin fushatën në adresë të Milanit për rikthimin e spanjollit.

Thuhet se Torres nuk do të kthehet në Chelsea, por në opsion është rikthimi në ish klubin e tij, Liverpool, skuadër kjo që ka nevojë ta forcojë repartin e sulmit, sepse ‘Reds’ në këtë sezon të garave kanë çaluar në sulmit.

Krerët e klubit nga ‘Anfield’ duan që sulmuesin spanjoll ta kenë në skuadër qysh në afatin e janarit. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni