Home » Futboll » Liverpooli duhet të paguajë €25m për Berahinon

Liverpooli duhet të paguajë €25m për Berahinon

liverpooli-duhet-t-euml-paguaj-euml-euro-25m-p-euml-r-berahinon_hdWest Bromi ka paralajmëruar se klubi mund ta shesë Saido Berahinon gjatë janarit nëse pranon një ofertë prej 20 milionë funteve (25 milionë euro) nga klubet e interesuara.

Drejtori teknik, Terry Burton, ia ka hapur derën largimit të sulmuesit këtë muaj, por ka insistuar se Albion nuk do të lejojë transferimin e tij me çmim të lirë, transmeton Koha.

Liverpooli është lidhur me një transferim të anglezit, por raportohet se nuk ka pasur bisedime mes dy klubeve.

“Trajneri Tony Pulis do të bëjë punën e tij për klubin. Ai tenton të fitojë ndeshjet dhe nëse duhet të shesë dikë për të blerë lojtar tjetër atëherë ne do ta shesim”.

“Nuk mendoj se do ta lëshojmë lojtarin për çmim të lirë”, ka deklaruar Burton.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni