Home » Futboll » Lippi thotë seyjet si Messi,Ronaldo dhe Ibrahimoviq nuk do të kishin vend në skuadrën time

Lippi thotë seyjet si Messi,Ronaldo dhe Ibrahimoviq nuk do të kishin vend në skuadrën time

marcello_lippi_primopiano1Romë, 2 dhjetor – Trajneri i Përfaqësueses së Italisë në futboll, Marcelo Lippi, thotë se yjet si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimoviq, nuk do të kishin vend në skuadrën e tij.

Lippi thotë se këta futbollistë nuk do të garantonin suksesin e skuadrës. Ai kërkon futbollist që luajnë më shumë për ekip.

“Për të formuar një skuadër fituese, duhet të kesh futbollistë që kualitetet e tyre i vënë në shërbim të të tjerëve. Skuadrat që bazohen në lojën e një talenti dhe luajnë vetëm për të, kanë sukses vetëm për një periudhë të shkurtër. Shikoni Suedinë e Ibrahimoviqit nuk u kualifikua në Botëror. Më pas shikoni Argjentinën e Lionel Messis dhe Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Këto përfaqësuese u kualifikuan me shumë mund”, ka thënë Lippi, për gazetën italiane “La Repubblica”.

Messi, Ronaldo dhe Ibrahimoviq vlerësohen si futbollistët më të mirë në botë. Messi këtë javë ka fituar “Topin e Artë”, shpërblim që i ndahet futbollistit më të mirë të vitit në Evropë.

Lippi me Përfaqësuesen e Italisë u shpall kampion bote në “Gjermani 2006”. Lippi pa shumë vështirësi ka kualifikuar Italinë për “Botërorin 2010”. Strategu italian ka bërë të ditur më herët se do të largohet nga detyra e seleksionuesit të Italisë, pas përfundimit të Botërorit 2010.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni