Home » Kampionati Spanjoll » Lionel Messi thumbon zv/drejtorin ekonomik të Barcelonës

Lionel Messi thumbon zv/drejtorin ekonomik të Barcelonës

Lionel Messi thumbon zv/drejtorin ekonomik të BarcelonësSikur të mos mjaftonte dëmtimi dhe zërat për oferta faraonike në drejtim të argjentinasit, mes palëve ka nisur një tjetër debat ku këtë herë bëhet protagonist zv/presidenti ekonomik, Javier Faus.

Ky i fundit u shpreh pak kohë më parë se nuk arrin ta kuptojë kërkesën e një lojtari për rishikimin e kushteve të kontratës kur ai ka rinovuar vetëm pak muaj më parë. Një deklaratë qartazi e adresuar në drejtim të 4 herë fituesit të Topit të Artë, i cili nuk ngurron aspak për të thumbuar zyrtarin katalanas.

“Javier Faus nuk e njeh fare futbollin. Ai mendon se po menaxhon një biznes por Barcelona nuk është e tillë. Barcelona meriton të përfaqësohet nga njerëzit më të mirë”.

Duke vijuar në këtë linjë, Messi shtoi se nuk ka kërkuar asnjëherë rishikimin e kushteve të kontratës. Një moment delikat ky që po kalon sulmuesi argjentinas, i cili po bën llogaritë edhe me akuzat në drejtim të të atit, i cili akuzohet se ka ricikluar paratë e karteleve të drogës duke shfrytëzuar ndeshjet e bamirësisë të organizuara nga vetë lojtari argjentinas vitet e shkuara.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni