Home » Skijim » Lindsi Von, e pa ndalshme

Lindsi Von, e pa ndalshme

Pas triumfit në dy garat e fundit të lëshimit, skitarja amerikane Lindzi Von arriti të njëjtin sukses ta përsërisë edhe në garën e Super-sllallomit të madh (Super-G) që të dielën u mbajt në Haus im Enshtal të Austrisë, duke lënë mbrapa për 53 të qindtat e sekondës suedezen me përvojë Anja Person.

Në vendin e tretë me kohë të njëjtë e kanë ndarë italiania Nagja Fankini dhe zvicerania Martina Shild që mbetën pas të pares për 85 të qindtat e sekondës.

Von ka përforcuar pozitën e parë në plasmanin e përgjithshëm me 894 pikë, pasuar nga skitarja gjermane Maria Rish me 702 pikë dhe austriakja Katrin Cetel me 569 pikë.

Rezultatet

1. Lindsey Vonn (SHBA) 1:26.69

2. Anja Person (Suedi) 1:27.22

3. Martina Schild (Zvicër) 1:27.54

3 Nadia Fanchini (Itali) 1:27.54

5. Andrea Fischbacher (Austri) 1:2.86

Plasmani i përgjithshëm

1. Lindsey Vonn (SHBA) 894

2. Maria Riesch (Gjermani) 702

3. Kathrin Zettel (Austri) 569

4. Anja Pärson (Suedi) 551

5. Tina Maze (Slloveni) 411

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni