Home » Formula 1 » Lewis Hamilton afër rinovimit me Mercedesin

Lewis Hamilton afër rinovimit me Mercedesin

Lewis Hamilton afër rinovimit me MercedesinHamilton është shumë pranë rinovimit të kontratës me Mercedesin.Marrëveshja aktuale e kampionit të Botës në fuqi me skuadrën gjermane skadon në përfundim të kampionatit Botëror të Formula 1 që do të startojë të Dielën e ardhshme në Melbourne të Australisë.

Megjithatë drejtuesit e Mercedes nuk dëshirojnë të humbasin një pilot si Hamilton dhe kanë bërë gati rinovimin e kontratës për britanikun. Krerët më të lartë të skuadrës gjermane kanë në plan ta bëjnë zyrtare zgjatjen e marrëveshjes aktuale me Hamilton brenda kësaj jave pasi nuk dëshirojnë që piloti i tyre kryesor ta nisë sezonin e ri me një kontratë që skadon në përfundim të vitit 2015.

Ishte vetë 30-vjecari anglez në një prononcim për mediat ai që bëri me dije se bisedimet janë në rrugë të mbarë dhe shumë shpejtë ai do të firmosë një kontratë të re me Mercedes. Dy herë kampioni i Botës në Formula 1 përgënjeshtroi të gjitha aludimet e dala së fundmi në media se Hamilton nuk po rinovon kontratën pasi nga marrëveshja e re kërkon të përfitojë gjysmë milioni euro në javë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni