Home » Basketbolli i Kosovës » Letër e hapur FIBA-s

Letër e hapur FIBA-s

fibaQysh prej vitit 1999, arenat sportive në të cilat Liga e Basketbollit të Kosovës zhvillon garat kanë qenë të stërmbushura me spektatorë saqë ky numër i audiencës do të ishte i lakmueshëm edhe për ligat më cilësore Evropiane.

Kosova ka 11 liga dhe numëron 2074 lojtarë të regjistruar. Kualiteti i basketbollit tonë është i krahasueshëm me atë të shumë ligave Evropiane, ndërsa cilësia e organizimit si dhe puna dhe përpjekjet e Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë qenë shembullore. Ky pohim mund të vërtetohet edhe nga raportet e delegacionit të FIBA-s të cilët Ju i keni dërguar për vizitë në Kosovë gjatë vitit të kaluar.

Para pak kohësh, përpos njohjeve formale të pavarësisë nga më tepër se gjashtëdhjetë shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, Kosova po ashtu është pranuar si anëtare fuqiplotë në Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankën Botërore, institucione financiare këto shumëkombëshe dhe agjensione të specializuara të OKB-së !! Kosova tashmë është e pranuar në disa federata ndërkombëtare të sportit dhe është në proces e sipër të pranimit edhe në disa të tjera. Por, për rininë dhe sportin e Kosovës, rrallë ndonjë federatë tjetër e sportit është më e rëndësishme se sa FIBA, e cila do të i ofronte rast sportit të lulëzojë dhe zhvillohet.

Ne besojmë, se roli i federatave kombëtare dhe ai i FIBA-s është të përkrahë dhe ndihmojë zhvillimin e basketbollit, dhe kjo është edhe një arsye më tepër që ju, duhet ta përkrahni basketbollin në Kosovë. Nëse politika ka edhe më tej fuqinë që të mbetet arsyeja kryesore për refuzimin e pranimit të basketbollit të Kosovës, ne do të donim të cekim faktin se deri më sot Kosova është njohur zyrtarisht nga 36 shtete evropiane federatat e të cilave janë anëtare të FIBA Evropës, çka paraqet mbi 70% të të gjithë shteteve anëtare.

Kosova është pranuar tashmë nga 63 shtete anëtare të OKB, dhe ky numër është në rritje të vazhdueshme. Më lejoni t’ju përkujtoj se FIBA numëron 213 anëtarë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) 205 anëtarë ndërsa OKB 192 anëtarë.

Pra, nuk do të ishte hera e parë që FIBA të pranojë një anëtar, shteti i të cilit nuk është pjesëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) apo të Kombeve të Bashkuara (KB): Gjibraltari, Makao, Montserati, Kaledonia e Re, Ishujt e Norfolkut, Ishujt e Marianas Veriore, Tahiti dhe pranimi i fundit që i është bërë Ishujve Turk dhe Kaikos është dëshmi se nuk ka një rregull e cila është aplikuar në mënyrë strikte!-thuhet ndër të tjera në letrën e hapur dërguar FIBA-s nga Erolld Belegu, kryetar i FBK-së. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni