Home » Kampionati Italian » Leonardo thot se Milani mund të shkojë shumë larg

Leonardo thot se Milani mund të shkojë shumë larg

LeonardoTrajneri kuqezi është shprehur me entuziazëm për lojën e skuadrës së tij në ndeshjet e fundit. Objektivi kryesor është t’i jepet vazhdimësi rezultateve pozitive që janë arritur deri tani.

“Jam shumë i kënaqur me rezultatet që kemi marrë, për mënyrën sesi i përgatisim ndeshjet dhe për lojën që tregojmë në fushë, – ka thënë Leonardo.-Duhet të ruajmë përqendrimin. Jemi shumë entuziastë për momentin që po kalojmë dhe nëse vazhdojmë në këtë rrugë mund të arrijmë shumë larg”.

Leonardo ka folur edhe për çështjen që ka të bëjë me rinovimin e kontratës së Inzagit: “Marrëdhënia e tij me klubin është shumë e fortë, kështu që nuk besoj se rinovimi do të jetë një problem”, ka thënë ai. Në lidhje me Gatuzon dhe me zërat që flasin për një largim të tij nga Milanelo:

“Tani është i dëmtuar, kështu që është normale që të ketë një dëshirë të madhe për t’u rikthyer, por detyra ime është të gjej një ekuilibër për t’i dhënë hapësirë të gjithëve”. Qëkur Milani ka filluar të luajë me skemën 4-3-3, edhe Ronaldinjo është rikthyer në nivele të larta: “Shpesh është e vështirë të përcaktosh sesa ndikon skema tek loja e skuadrës, mund të themi se ky është moduli që i përshtatet më shumë ekipit. Më pas mënyra sesi lojtarët rreshtohen dhe luajnë në fushë varet nga shumë gjëra”, ka përfunduar Leo.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni