Home » Futboll » Leonardo: Me modulin e ri kemi një identitet

Leonardo: Me modulin e ri kemi një identitet

LeonardoTrajneri kuqezi: Do ta bind Gatuzon të qëndrojë. Inzagi? Borrielo po luan shumë më mirë se ai.

Gatuzo? Do t’ia ndryshoj mendjen, por tani duhet të mendojë të riaftësohet sa më shpejt. Të zgjedhësh formacionin e Milanit është e vështirë. Edhe Sedorfi në fillim nuk luante, por nuk ishte një lënie “në klasë”. Zemërimi dhe shfryrja e Gatuzos vazhdon të jetë problemi kryesor në shtëpinë e Milanit ditët e fundit dhe tani e ka radhën Leonardo të merret me këtë çështje.

Trajneri kuqezi sqaron: “Me Rinon nuk kam probleme, kur ta kem të gatshëm, gjërat do të ndryshojnë. Milani? Kemi gjetur identitetin tonë”. Gjë që do të thotë se tashmë duhen bërë mirë llogaritë me këtë modul, i cili parashikon këto sakrifica dhe që në vijimësi, ka sjellë edhe keqardhje nga ana e disa lojtarëve. Jo vetëm Gatuzo, gjithsesi akoma jo i gatshëm për momentin, por edhe Pipo Inzagi, ka qëndruar në stol gjatë gjithë ndeshjes me Marsejën në “San Siro” për Ligën e Kampioneve. Logjike në këtë kuptim të kuptohen zgjedhjet e Leonardos, për të cilin thonë se nuk i shfrytëzon të gjitha zëvendësimet që ka: “Të mërkurën nuk vuajtëm, – pranon tekniku brazilian.

– Kundërshtari shpërdoroi disa raste në portën tonë: njërën nga goditja e këndit dhe tjetrën në një aksion që topin e humbëm ne, në një situatë që është normale që skuadra të jetë pak e shpërqendruar. Në finale nuk bëra zëvendësime, sepse një ndryshim do të kishte shkaktuar mungesë ekuilibri në skuadër. Inzagi? Pipo është mirë, por Borrielo është edhe më mirë dhe ne tani luajmë me vetëm një qendërsulmues, – shpjegon trajneri milanist.

– Pastaj është edhe Huntelari që po riaftësohet mirë dhe mund të jetë i vlefshëm. Pastaj është normale se ai që luan më pak, është i zemëruar. Unë i dua të gjithë të inatosur, por pastaj jam unë ai që vendos”. Po, vetëm një qendërsulmues, sepse kjo, për momentin parashikon modulin e trajnerit brazilian. “Një modul që skuadra e ka kuptuar mirë, – nënvizon Leonardo. “Në fillim kritikohesha, sepse bëja shumë rotacion dhe skuadra nuk kishte identitet. Tani kemi identitet dhe më thoni që nuk bëj zëvendësime”, tha Leonardo.

Box: Tre emra gati nëse largohet Gatuzo

Disa ditë pas takimit mes Rinos Gatuzos dhe administratorit të deleguar kuqezi Adriano Galiani, që u mbyll me një shtyrje të vendimit për në fund të këtij viti, Milani ka filluar të lëvizë në kërkim të zëvendësuesit të mundshëm të mesfushorit kuqezi. Në shënjestër të klubit, janë tre lojtarë me karakteristika të ndryshme. Mariga i Parmës, i ndjekur prej kohësh, është lojtari në krye të listës së drejtuesve të merkatës së “Djallit”. Alternativat e tjera janë Fabio Simplisio i Palermos dhe Kristian Ledezma i Lacios./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni