Home » Futboll » Lehtë për favoritët, vështirë për Behramin

Lehtë për favoritët, vështirë për Behramin

Skuadra e mëdha të premierligës si duket do të kenë shumë më lehtë në javën e 22-të. Manchester Unitedi, Tottenham, Chelsea, Aston Villa para adhuruesve do të kenë punë të lehtë.

Skuadra e Manchester Unitedit, kampion në fuqi, synon fitore të re kundër skuadrës solide, Burnleyt. Ndërsa Chelsea llogaritet favorite ndaj Sunderlandit sikurse edhe Tottenhami që takohet me Hullin. Aston Villa vlerësohet se mund të ia dalë këtij ballafaqimit me West Hamin, në të cilën luan edhe shqiptari, Valon Behrami.

West Ham me Behramin i pret një betejë shumë e vështirë, por me ambicie që të mos dorëzohen, por të befasojnë për të mirë. Liverpooli që po ka krizë të rezultateve nuk është i rehatshëm në ndeshjen si udhëtues që do të ndeshet me Stoken, skuadër simpatike.

Nga shumë ekspertë të këtij sporti thuhet se Liverpooli nuk ka nga të shkojë më dhe vetëm fitore iu duhet në Stoke. Shikuar formën aktuale të Liverpoolit, disa nga njohësit e këtij sporti janë edhe skeptik, se nuk është edhe larg mendsh që skuadra Liverpool të bëjë edhe një dështim të radhës.

Arsenali në asnjë mënyrë nuk është i qetë pasi që i shkon skuadrës mjaft të papërshtatshme siç është Boltoni i paparashikueshëm. Derbi më interesant i kësaj jave do të jetë në mes Evertonit dhe Manchester Cityt. Skuadra që udhëhiqet nga Roberton Mancini premton rezultat të mira mbase edhe fitore kundër Evertonit që njihet si njëra nga skuadra që më mirë luan më të mëdhenj sesa më të vegjlit.

E shtunë

Stoke – Liverpool 13:45

Chelsea – Sunderland 16:00

Manchester Utd – Burnley 16:00

Portsmouth – Birmingham 16:00

Tottenham – Hull 16:00

Wolves – Wigan 16:00

Everton – Manchester C. 18:30

E diel

Aston Villa – West Ham 14:30

Blackburn – Fulham 16:00

Bolton – Arsenal 17:00 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni