Home » Futboll » Lehman pati pakëz punë ja videoklipi

Lehman pati pakëz punë ja videoklipi

lensStuttgart, 10 dhjetor – Nuk mund të quhet më një çudi që protagonistët e një ndeshjeje futbolli, papritur të urinojnë në fushë.
Kjo ka ndodhur para disa kohësh me arbitrin zvicerian Bussaca në një ndeshje në Arabinë Saudite, por këtë herë fenomeni është vënë re në një ndeshje të rëndësishme të Champions League. 40 vitet që ka mbi supe portieri Lehman, duket se kanë bërë punën e tyre, pasi ai nuk ka mundur të durojë deri në fund të ndeshjes për të urinuar.
Episodi ndodhi në ndeshjen Shtutgart-Unirea Uzirceni të mbyllur 3-1 në favor të gjermanëve.

Gjate pjesës së dytë, Lehman ka kaluar tabelat publicitare pas portës së tij, duke kryer nevojat personale. Pikërisht në atë moment kundërshtarët u nisën në kundërsulm dhe Lehman nuk e çoi dot deri në fund urinimin pasi u detyrua të kthehej në portë.
“Isha nervoz si asnjëherë tjetër”, tha në komentin e tij pas ndeshjes gardiani. Ndërkohë, menaxheri i Shtutgartit, Horst Heldt tha se kjo skene i kujton Turin e Frances. “Ndonjëherë nuk ke mundësi të shkosh në dhomat e zhveshjes”, theksoi ai.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni