Home » Futboll » Le Parisien: Morati ka zgjedhur Blank

Le Parisien: Morati ka zgjedhur Blank

Do të jetë Loren Blank trajneri i Interit në sezonin e ardhshëm. Ky është versioni i publikuar sot nga gazeta franceze “Le Parisien”, e cila saktëson se trajneri aktual i përfaqësueses franceze të futbollit është i lirë që nga muaji janar i këtij viti të zgjedhë ekipin e tij të ardhshëm. Kjo për arsyen se drejtuesit e federatës franceze nuk kanë ndër mend t’i rinovojnë kontratën që përfundon pas mbylljes së Euro 2012.

Gazeta franceze është e bindur se Loran Blank është emri i parë në listën e preferencave të Moratit për të zënë vendin e Klaudio Ranierit, më të cilin zikaltërit do të mbyllin këtë sezon. Presidenti i zikaltërve ka kaluar në plan të dytë edhe Andre Vijas-Boas, i cili ishte i preferuari i tij, pasi tashmë ka filluar të dyshojë se ai nuk mund të menaxhojë situatën e vështirë në klub dhe “senatorët”.

Në këtë listë, sipas”Le Parisien”, janë dy emra të tjerë, por që largohen gjithnjë e më shumë, Vinçenco Montela dhe Pep Guardiola. Gazeta franceze kujton se Moratit i ka pëlqyer gjithmonë ish-mbrojtësi i përfaqësueses franceze, i cili ka veshur edhe fanellën i Inter në vitet 1999-2001.

Vendin e Blank në kreun e përfaqësueses franceze pritet ta zërë Arsen Venger.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni