Home » NBA » Lakersat nuk ndalen me gjithë dëmtimin e Bryantit

Lakersat nuk ndalen me gjithë dëmtimin e Bryantit

nba4Los Angeles, 12 dhjetor – Kobe Bryant ka shënuar 20 pikë, me gjithë dëmtimin e gishtit tregues, ndërsa LA Lakers të premten mbrëma ka shënuar fitore ndaj Minnesotas me 104:92.

Lakersat kanë realizuar fitoren e 11-të me radhë, duke e mbajtur epitetin e skuadrës më të suksesshme të NBA-së këtë stinor. Bryant mori dëmtimin e gishtit në çerekun e dytë, ndërsa luajti me gisht të mobilizuar.
“Kam ndjerë shumë dhembje, mirëpo jam munduar t’i harroj ato dhembje. Me gisht të mobilizuar më duhej të përdorja teknikë tjetër të gjuajtjes”, ka thënë Bryant.

Lakersat këtë stinor kanë bilanc prej 18 fitoreve e 3 humbjeve. Qendra spanjolle Pau Gasol në ballafaqim me Minnesotan ishte afër “triple-double”. Ai shënoi 17 pikë dhe shtoi 20 kërcime e 7 asistime.
Te Minnesota shënuesi më i mirë ishte Al Jefferson me 24 pikë e 13 kërcime.

Rezultatet:

LA Lakers – Minnesota 104:92
(Bryant 20 – Jefferson 24)

Philadelphia – Houston 91:96
(Iguodala 24 – Landry 20)

Indiana – New Jersey 107:91
(Hansbrough 21 – Lopez 25)

Toronto – Atlanta 89:111
(Bargnani 17 – Johnson 20)

Miami – Dallas 93:106
(Wade 28 – Nowitzki 25)

Chicago – Golden State 96:91
(Deng 21 – Ellis 27)

Memphis – Oklahoma C. 94:102
(Conley 20 – Durant 32)

Cleveland – Portland 104:99
(James 33 – Roy 23)

New Orleans – New York 96:113
(West 20 – Harrington 28)

San Antonio – Charlotte 104:85
(Ginobili 22 – Jackson 23)

Phoenix – Orlando 106:103
(Stoudemire 28 – Lewis 24) /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni