Home » Futboll » Lajme të mira për Arsenalin

Lajme të mira për Arsenalin

lajme-t-euml-mira-p-euml-r-arsenalin_hdDuket se muaji janar do jetë koha kur trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, do të ketë gati shumicën e lojtarëve kryesor në dispozicion.

Së bashku me Manchester United, skuadra e “Gunners” ishte tejet e pafat me lëndimet e shumta që e përcjellën gjatë këtij edicioni, transmeton Telegrafi.

Mediat britanike raportojnë se Mesut Ozil, Aaron Ramsey dhe Mikel Arteta sot i janë kthyer stërvitjeve, por do të jenë gati vetëm për ndeshjen ndaj Stoke City, e cila zhvillohet në Emirates më 11 janar të vitit 2015.

Me rikthimin e tyre, mungesa e vetme e Arsenalit mbetet Jack Wilshere, i cili pritet të kthehet në fillim të muajit mars. /Telegrafi

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni