Home » NBA » Lajkersat pësojnë humbje të thellë nga Clevelandi

Lajkersat pësojnë humbje të thellë nga Clevelandi

Kampioni në fuqi i NBA-së, LA Lakers ka pësuar humbje të thellë par tifozëve të vetë të premten mbrëma. Lajkersat u mposhtën nga Clevelandi me 102:87.

Tifozët e Lakersave, të dëshpëruar me referim, në çerekun e katërt kishin nisur të hedhin sfungjera të verdhë në parket, e po ashtu u hodh edhe një shishe e mbushur me ujë.

“Në ato raste e vetmja gjë që shpreson është se ndonjë lojtar apo arbitër të mos goditet nga ndonjë shishe e mbushur me ujë. Në ato raste gjithmonë njeriu ka frikë, pasi shumë lehtë mund të lëndohet. Për fat të mirë askush nuk u lëndua kësaj here”, ka thënë ylli i Clevelandit LeBron James.

Tifozët e Lakersave u inatosën kur 4 minuta pa mbaruar ndeshja u përjashtua nga loja Lamar Odom. Dëshpërimi i tyre u rrit edhe më tej kur Bryant u ndëshkua me gabimin e pestë personal. Pas kësaj nisën të hedhin gjësende në fushë, përfshirë edhe një shishe të mbushur me ujë.

“Kurrë nuk kam parë tifozërinë e LA të reagojë ashtu. Më pëlqen ky entuziazëm, mirëpo jo edhe mënyra e tyre demonstrative. Nuk ka qenë një ndeshje e referuar mirë. Nuk ka qenë një ndeshje e bukur dhe mendoj se kështu kanë reaguar tifozët ndaj këtyre dështimeve”, ka thënë trajneri i Lakersave Phil Jackson.

Mo Williams me 28 pikë dhe LeBron james me 26 sosh ishin më efikasët te Clevelandi.
“Ne kemi qenë në dijeni se mund të matemi me çdo skuadër. E kam ditur se do të jetë një test i mirë për ne. Lakers është skuadra më e mirë në ligë, është kampione në fuqi. Është një skuadër me shumë përvojë. Ne jemi një grup i ri, mirëpo sonte kemi luajtur një lojë shumë të mirë”, ka thënë qendra e Clevelandit, Shaquille O’Neal, i cili ndeshjen e përfundoi me 11 pikë.
Për Clevelandin kjo ishte fitorja e 23-të karshi tetë humbjeve, ndërsa për Lakersat kjo ka qenë vetëm humbja e pestë karshi 23 fitoreve.
Kobe Bryant me 35 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime, ishte më efikasi në radhët e Lakersave në sfidën e të premtes.

Rezultatet

LA Lakers – Cleveland 87:102
(Bryant 35 – Williams 28)

New York – Miami 87:93
(Gallinari 26 – Wade 30)

Orlando – Boston 77:86
(Carter 27 – Allen 18)

Phoenix – LA Clippers 124:93
(Stoudemire 26 – Butler 22)

Portland – Denver 107:96
(Roy 41 – Anthony 32)

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni