Home » Kampionati Shqiptar » Kuzhe sot teston futbollistët e kombëtares shqiptare

Kuzhe sot teston futbollistët e kombëtares shqiptare

Tiranë, 6 janar – Futbollistët e kombëtares shqiptare do të zhvillojnë sot testin e parë nën sytë e trajnerit Josip Kuzhe, kur të përballen në orën 15 me skuadrën turke të Adanasporit.

Në Antalia, ku janë grumbulluar për një stërvitje  7 ditor, kuqezinjtë do të kenë shansin të bindin trajnerin kroat se e meritojnë një ftesë në të ardhmen.

Kuzhe ka bërë të ditur në seancën e pasdites së në miqësoren e sotme do të luajë me Moçkën në portë, Lilën, Pishën, Shoshin e Saminën në mbrojtje; Muçën, Sefën, Vilën dhe Muzakën në mesfushë, ndërsa sulmi do t’i besohet dyshes Bakaj-Bala.

Dje, tekniku ka punuar në mënyrë individuale me lojtarët, për t’i parë ata më nga afër dhe për t’i këshilluar për ndeshjen e sotme, që është e para në tokën turke./kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni