Home » Kampionati Shqiptar » Kuzhe përzgjedhës deri më 2011

Kuzhe përzgjedhës deri më 2011

kuzhe4Tiranë, 15 dhjetor – Federata Shqiptare e Futbollit ka rinovuar deri në dhjetor të vitit 2011 kontratën me trajnerin e kombëtares Josip Kuzhe.

Vendimi është marrë në mbledhjen e së martës të Komitetit Ekzekutiv, pas kërkesës së bërë nga ana e vetë kroatit. Kontrata e Kuzhes skadonte në maj të vitit 2010, por të drejtën për të bërë rinovimin ose jo e ka patur vetëm Federata në mënyrë të njëanshme.

Ky institucion ka vendosur sot që ta zgjasë bashkëpunimin me kroatin edhe për një vit e gjysmë tjetër, ndërkohë që për trajnerin nuk do të ketë asnjë rritje rroge. Ai do të paguhet me të njëjtën shifër, rreth 110 mijë euro në vit, ndërkohë që do të vazhdojë të jetojë në Shqipëri.

Ndër vendimet e tjera të Komitetit Ekzekutiv ka qenë ai për rikonstruksionin e fushave të stadiumit Flamurtari në Vlorë dhe Loro Boriçi në Shkodër. Një tjetër vendim ka qenë ai për licensimin e klubeve sipas kërkesave të UEFA-s, por edhe heqja e detyrimeve për futbollin amator.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni