Home » Futboll » Kuzhe: Me Bosnjën më kënaq edhe barazimi

Kuzhe: Me Bosnjën më kënaq edhe barazimi

Trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, thekson se fitorja në sfidën e 8 tetorit kundër Bosnjë-Hercegovinës do të ishte rezultati ideal, megjithatë ai konfirmon se do të kënaqej edhe me një barazim.

“Fitorja do të ishte ideale, por do të kënaqeshim edhe me një barazim. Edhe nëse do të merrnim vetëm një pikë, do të kemi mundësi ta vazhdojmë ecurinë e rezultateve pozitive dhe të ndodhemi në pozita të mira në klasifikim. Ndoshta rezultati ynë, i kombinuar me rezultatet e ndeshjeve të tjera në grup, do të na lejonte të qëndronim sërish në vendin e parë”, deklaroi tekniku kroat.

“Jam i lumtur që ndeshja me Bosnjë-Hercegovinën vjen në një moment kur në skuadrën tonë ekziston një atmosferë shumë e mirë. I kemi nisur eliminatoret me një barazim në fushën e Rumanisë, ndërsa më pas regjistruam fitore, edhe pse me rezultat minimal, përballë Luksemburgut. Jam i bindur se optimizmin që mbizotëron brenda grupit do ta reflektojmë edhe në fushë kundër boshnjakëve”.

Kundërshtari për ndeshjen e tretë eliminatore në Grupin D të Euro 2012, që Shqipëria do të zhvillojnë në stadiumin “Qemal Stafa”, është një prej pretendenteve për t’u kualifikuar në aktivitetin më të rëndësishëm kontinental. Por, edhe pse e vlerëson përfaqësuesen boshnjake, drejtuesi i stolit kuqezi ka besim te skuadra e tij. Kuzhe i njeh mirë rivalët, ndërsa deklaron se ata nuk duhet të mendojnë se në Tiranë i pret një ndeshje e lehtë.

“Bosnjë-Hercegovina meriton respektin maksimal. Ata kanë kualitete të jashtëzakonshme, që mund t’i shkaktojnë probleme çdo skuadre”, tha tekniku 57-vjeçar. “Gjithsesi, ne luajmë në shtëpi; në takimet e fundit kemi regjistruar rezultate të mira dhe mbi të gjitha kemi rritur cilësinë e lojës. Një gjë mund t’ua them me siguri: në 8 tetor në Tiranë, Shqipëria pret të marrë një rezultat pozitiv”. Kuzhe e ka vëzhguar përfaqësuesen e Bosnjës gjatë muajve të fundit dhe zotëron material të mjaftueshëm për këtë kundërshtar.

Trajneri e vuri theksin te fakti se edhe pse Edin Xheko është lojtari më i spikatur i tyre, Shqipëria duhet të ketë kujdes edhe nga individualitetet e tjerë. “Kam informacione të detajuara për Bosnjën: kam vëzhguar thuajse çdo ndeshje të tyren që prej emërimit të Susiç. Kanë në ekip dy yje si Xheko e Misimoviç, por ata nuk janë të vetmit që mund të na krijojnë probleme.

Nuk duhet të harrojmë Ibriçiç, Pjaniç apo Ibiseviç. Duhet të luajmë mirë si kolektiv; nuk mund të përqendrohemi vetëm te një ose dy lojtarë: duhet të sakrifikojmë për të marrë rezultat më 8 tetor”, përfundoi Josip Kuzhe.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

6 Responses to " Kuzhe: Me Bosnjën më kënaq edhe barazimi "

  1. Dardan says:

    Mendoj se ne start selektori i kombëtares po gabon me kete komunikatë. Qfarë kënaqësie me barazim kunder Bosnjës. Mëkujtohet Qiro Bllazheviq ish trajner i Prishtinës kur para ndeshjes kerkonte vetem fitore kunder Zvezdes,Partizanit e kështu me radhë.

  2. Arbëri says:

    Sa është për ti besuar këtij Selektori kur në Shqipri si vendes ndihet i knaqur me barazim. Turp.

  3. Esat says:

    Vetem fitore, ska barazim, qfar barazimi.

  4. Berat says:

    Eshte e frigshme, mos Jozhe Kuzhe ka ndojë pazar me Safet Sushiqin.

  5. Xhevat says:

    Mendoj se SHqipëisë i duhet nje selektor vendas po le te jet ai edhe Bilbil Sokoli. Ska besim me njerz qe para betejes kerkojnë humbje. Marre.

  6. Astriti says:

    Eshte komunikata ma e turpshme qe ndojë selektor e ka jep deri me sot.Shqiperia barazoi me Rumaninë e gjunjëzoi kampionin evropian Greqinë e pse mos ta mund edhe Bosnjën. Ky trajner eshte i dyshimt me keto komente.

Komentoni