Home » Futboll » Kush i ofron 140 milionë funte për Torresin?

Kush i ofron 140 milionë funte për Torresin?

Futbollisti Fernando Torres është më së i kërkuar dhe mbase ofrohet një shumë e majme të holla për shërbimet e tija.

Njëri prej futbollistëve më të zhdërvjelltë në repartin e sulmit, Torres, e kërkon përpos Chelseas edhe skuadra e Manchester Cityt. Burimet e sigurta bëjnë të ditur se Manchester City tashmë ka ofruar 70 milionë funte për shërbimet e Torresit, mirëpo oferta e tyre është refuzuar.

Sipas spekulimeve, ‘pasanikët’ duhet ta dyfishojnë shumën (140 milionë funte) e ofruar nëse dëshirojnë të bindin drejtuesit nga Anfield që të heqin dorë nga sulmuesi i tyre. Në këtë shumë do të përfshihej edhe paga e ‘el Ninos’ prej 280.000 funte në javë. Sido që të jetë, Torres konsiderohet i pashitshëm nga trajneri Rafael Benitez, mirëpo nëse problemet vazhdojnë te Liverpooli, atëherë gjithçka është e mundur.

Duhet theksuar se Torres është figura kryesore e skuadrës së Liverpoolit dhe shënuesi më i mirë. Torres është futbollist që shpesh vendosë edhe lojën e skuadrës së Liverpoolit dhe që shumë herë me lojërat e tija maestro ngrit në këmbë adhuruesit e Liverpoolit. Nuk përjashtohet mundësia që ditëve të ardhshme për shërbimet e këtij sulmuesit të shkathët të futet në garë edhe ndonjë klub më me zë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni