Home » Kampionati Kosovar » Kush do të shpallet futbollisti më i mirë për vitin 2009?

Kush do të shpallet futbollisti më i mirë për vitin 2009?

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, njoftoi se të mërkurën, në “Sheshin 21”, duke filluar nga ora 16.00 do të shpallet futbollisti më i mirë për vitin 2009.

Përveç zgjedhjes së futbollistit numër një, do të zgjedhën edhe dhjetë më të mirët, si dhe trajneri i vitit, skuadra më e suksesshme, punëtori sportiv, gjyqtari më i mirë, etj.

Viti 2009 ka qenë një vit i suksesshëm i futbollit të Kosovës, ku janë shquar disa nga futbollistët dhe për këtë arsye nuk do të jetë edhe e lehtë puna që të shpallet laureati më i mirë. Ka shumë futbollistë që kërkojnë epitetin e më të mirit, siç janë Mentor Zhdrella i Hysit, Behar Maliqi i Prishtinës, Enis Zabërxha i Hysit etj.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni