Home » Futboll » Kush do të jetë ‘Gerrardi i ri’

Kush do të jetë ‘Gerrardi i ri’

kush-do-t-euml-jet-euml-lsquo-gerrardi-i-ri-rsquo_hdLajmi për largimin e Steven Gerrardit nga Liverpooli i ka hapur punë trajnerit Brendan Rodgers për të gjetur lojtarin e duhur që do të mund ta mbushë zbrazëtinë që do ta lë legjenda e Redsave.

Largimi i anglezit pason pensionimin e Jamie Carragher në sezonin e kaluar dhe tash u mbetet në dorë lojtarëve të rinj që të bëjnë një hap para.

Rickie Lambert dhe Jon Flanagan pritet të shndërrohen në bajraktarë të skuadrës në të ardhmen, ndërkohë që të rinjtë, si Jordan Rossiter, do të shkojnë drejt ekipit të parë.

“Jo shumë trajnerë mund ta menaxhojnë këtë situatë (largimin e Carragher dhe Gerrard). Duhet gjetur pasardhësin”.

“Kështu ndodh në futboll. Duhet ta gjesh pasardhësin. Fokusi është që të gjejmë zëvendësuesin nga shtëpia jonë. Duam të gjejmë talentë që besoj se ka shumë”, ka deklaruar Rodgers.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni