Home » Basketbolli i Kosovës » Kuraja e favorizon Sigal Prishtinën

Kuraja e favorizon Sigal Prishtinën

basketbolliBasketbollistët e Sigal Prishtinës presin fitoren e 12-të më radhë në takim me rivalin e vjetër, Pejën.

KB Peja kësaj here do të jetë dukshëm më e dobësuar për arsye se do të luajë pa Nexhat Spahiqin, i cili ditë më parë është larguar nga ky klub. Ndeshja Sigal Prishtina-Peja do të jetë e vetmja që llogaritet si derbi i javës së 12-të të Technomarket Superligës së Kosovës. Kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, nuk parashikon ndonjë vështirësi për të shënuar fitore, duke pasur parasysh se në pozitën e qendrës janë më të mirë se pejanët.

“Peja pa Spahiqin do të jetë më e dobët sidomos në pozitën e qendrës. Besoj se do të shënojmë fitoren e 12-të dhe njëherësh t’i kënaqim adhuruesit tanë në palestër. Kemi dëshmuar lojëra të mirë dhe në ndeshjet e fundit përqindja në gjuajtje si për një pikë, dy pikë ose edhe për tri pikë ka qenë shumë e mirë. Do të luajmë mbrojtje agresive dhe të dëshmojmë efikasitet te lartë në shënimin e pikëve. Në përgjithësi do të japim edhe maksimumin gjatë kësaj ndeshje që konsideroj se do të jetë një derbi i fortë. Cilësia është në anën tonë dhe më këtë fitore edhe mund të festojmë titullin vjeshtor”, tha Azemi.

Edis Kuraja, njëri prej basketbollistëve më përvojë që ka Peja, e vlerëson si favorit kampionin aktual, por edhe Pejën nuk e ka parë pa gjasat për fitore. “Sigal Prishtina në çdo ndeshje po luan mirë dhe më mirë. Ne jemi të hendikepuar pa Spahiqin, i cili ka ikur nga klubi ynë. Jemi të dobësuar në pozitën e pestë, por prapëseprapë do të përpiqem në të gjitha aspekte t’i bëjmë ballë rivalit.

Më mirë po luajmë në shtëpi sesa jashtë fushës. Nuk duhet të mburremi pse kemi fituar disa ndeshje jashtë, sepse kemi fituar kundër rivalëve më të dobët. Më rivalët më të fortë kemi humbur në epërsi të ngushtë hiq ndeshjen që na ka shkelur BB Bashkimi në Prizren. Dua të bëhem korrekt dhe të flasim drejtë se Sigal Prishtina është favorite. Megjithatë, Peja i ka hesapet e veta dhe do të kërkojë të kthehet me rezultat pozitiv”, tha Kuraja. BB Bashkimin e pret ndeshjet e lehtë dhe fitoren e ka të sigurt kundër Dritës nga Gjilani.

E shtunë

Kosova-K. Eurosporti 18.00 (H. Zeka, A. Vula, E. Raça).

BB Bashkimi-Drita 19.00 (H. Grezda, Xh. Beqiri, I. Prebreza).

Sigal Prishtina –Peja 20.00 (A. Rifati, D. Mehmeti, Xh. Mumini). /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni