Home » Futboll » Kur klubi i zemrës të bëhet “mësit” i vajzës së ëndrrave

Kur klubi i zemrës të bëhet “mësit” i vajzës së ëndrrave

kur-klubi-i-zemr-euml-s-t-euml-b-euml-het-ldquo-m-euml-sit-rdquo-i-vajz-euml-s-s-euml-euml-ndrrave-foto_hdKlubi anglez i futbollit, Southamptoni, ka qenë “mësit” i një prej tifozëve të zjarrtë të klubit para ndeshjes ndaj Arsenalit zhvilluar mbrëmë.

Southamptoni priti Arsenalin mbrëmjen e kaluar, dhe ishte një prej tifozëve që para kësaj ndeshje pyeti nga ndeshja e kaluar se si quhej vajza që qëndronte disa ulëse më larg prej tij.

Klubi i ka kthyer përgjigje në Twitter djaloshit, duke i thënë se duhet që t’i afrohet vet, dhe të flasë me të e t’i tregojë atë që ndjen për të, transmeton Telegrafi.

Para filliit të ndeshjes, klubi i Southamptonit i la një kupon për një darkë dhe një buqetë me lule në mënyrë befasuese, duke i ndihmuar djaloshit që t’i afrohet vajzës së tij të ëndrrave pasi dihet se futja e gjësendeve të tilla në stadiume është e ndaluar.

Tifozi shkoi t’i flasë vajzës e bëri edhe një ‘selfie’ me ç’rast falënderoi klubin në Twitter sërish, e po ashtu ishte një prej kryelajmeve të mediave britanike.

Histori interesante apo jo? Si ia bëni ju me vajzat? Po për femrat, a presin gjithmonë t’i flasin djemt? Shprehuni në hapësirën për komente…

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni