Home » Futboll » Kur do të kthehet Mustafi në Basel?

Kur do të kthehet Mustafi në Basel?

Pse është huazuar nga Baseli në Aaraua? A do të luanë më me dëshirë për kombëtaren e Shqipërisë apo të Maqedonisë?

Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Kumanova e Maqedonisë, Orhan Mustafi, që nga vjeshta e këndej luan me sukses në fanellën e skuadrës së Aaraus, që bën gara në Superligën e Zvicrës. Është sulmues i shkathët, që ka dëshmuar veten sa e sa herë edhe në kombëtaren e Zvicrës U-19.

Orhani me skuadrën e Aaraus me 4 janar nisën përgatitjet për stinorin pranveror. Skuadrën ku luan Mustafi stinorin vjeshtor e ka përfunduar e fundit në tabelë (10-ta) me 7 pikë ose tetë pikë më pak se Bellinzona. Mustafi ka thënë gjasat për mbetje në ligë janë reale.

“Kemi filluar të hënën përgatitjet për stinorin pranveror, të cilat po shkojnë mirë. Kemi stërvitje tërë javën dhe punohet dy herë në ditë me intensitet të shtuar. Stërvitet fortë dhe më shumë punohet në kondicion. Ne do të përgatitemi sa më mirë që të jemi sa më të gatshëm për sfidën e parë pranverore ndaj Bellinzonës, që e kemi rival të drejtpërdrejtë në luftë për ekzistencë.

Kjo ndeshje zhvillohet me 6 shkurt në fushën tonë dhe besoj në fitore, e cila edhe forcon shpresat për mbetje në ligë”, tha Mustafi. Se cilat ishin arsyet e huazimit nga Baseli në radhët e skuadrës së Aaraus. 19 vjeçari është përgjigjur: “Me skuadrën e Baselit kam kontratë deri në vitin 2012. Për mua ka qenë shumë më mirë që jam huazuar në Aaraua për një kohë të shkurtër, për arsye se në repartin e sulmit aktualisht në Basel janë futbollistët Streller dhe Frei, që më të vërtetë janë në formë shumë të mirë.

Huazimi në Aaraua gjatë vjeshtës ka qenë më shumë në të mirën time, që të luajë më shumë dhe të fitojë përvojë më të madhe. Sipas marrëveshjes unë tashmë duhet me u kthye në Basel, por dëshira ime ka qenë që të vazhdojë me Aaraun deri në fund të kampionatit (deri në verë), dhe për këtë janë pajtuar drejtuesit e Baselit.

Një gjë dua të theksoi se në Basel tashmë është rritur edhe numri i futbollistëve shqiptarë që po luajnë, ku janë: Beg Ferati, Xherdan Shaqiri, pastaj unë jam me kontratë në këtë skuadër, si dhe Vëllezërit Granit e Taulant Xhaka. Këta dy të fundit mendoj se do të zënë vend se shpejti në këtë klub”. Ai foli edhe për paraqitje të mira që ka pasur me kombëtaren e Zvicrës U-19 në Kampionatin Evropian U-19 të mbajtur në vitin 2009 në Ukrainë.

“Nuk patëm fat të hyjmë në gjysmëfinale. Bëmë një gabim në minutën e 85-të dhe morëm gol, e cila na kushtojë shtrenjtë me eliminim”, tha Mustafi. Ky futbollist kujtoj edhe kohën e artë të tij si 18 vjeçar, kur ka pasur paraqitje të mira në Champions Leagua me Baselin.

“E para, në kampionatin zviceran 2008-09 debutova me Baselin dhe në ndeshjen e parë shënova dy gola kundër Vaduzit. Gjatë këtij kampionati pata 12 paraqitje dhe shënova katër gola. Kam luajtur edhe tri ndeshje në Champions Leagua. Dy ndeshje kundër skuadrës së Shakhtarit nga Ukraina dhe një ndaj Sportingut nga Portugalia”.

Me 18 vjet me luajt në Champions Leagua, realisht është sukses i madh”, tha Mustafi. Orhan Mustafi e pranon se ka pasur shumë oferta nga klubet gjermane e italiane, por ka vendosur të mbetët edhe më tutje në Zvicër. Sipas tij, nuk e përjashton mundësinë të ardhmen të luajë edhe për kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa ftesën që ia kishte bërë Maqedonia e kishte refuzuar. Arsye e këtij refuzimit sipas tij, ishte se ka pak shqiptarë që luajnë për Maqedoninë dhe më shumë favorizohen maqedonasit. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni