Home » Futboll » Kuqi kërkohet nga Swansea

Kuqi kërkohet nga Swansea

Shefki Kuqi konsiderohet futbollist ideal për klubin anglez Swansea City, ku paraqitet edhe sulmuesi tjetër kosovar Besian Idrizaj.

Futbollisti kosovar është i pasionuar për një rikthim në futbollin britanik, të cilin e la verën që shkoi, për t’u transferuar në Gjermani, tek klubi nga Bundesliga 2, Koblenz, shkruan ueb faqja britanike, thisissouthwales.co.uk.

Klubi nga liga e dytë angleze është duke e shqyrtuar mundësinë që t’ia japë shansin Kuqit, pasi po e kërkojnë një futbollist me fizikus të mirë, për ta ndihmuar repartin ofensiv. 33 vjeçari konsiderohet si sulmues ideal për menaxherin Paulo Sousa. Presidenti i Swanseat, Huw Jenkins, nuk ka folur rreth çështjes së Kuqit, por nuk ka hezituar ta pranojë se ai është tipi i futbollistit të cilin po e kërkon ekipi i tij. “Paolo po e kërkon një qendërsulmues të madh dhe të fuqishëm, këtu nuk ka sekret”, tha ai.

Ish futbollisti i Sheffield Wednesday, Ipswich, Blackburn, Crystal Palace e Fulham, verën që shkoi e refuzoi ofertën e Cristal Palaceit për të qëndruar tek klubi anglez. Kuqi i kaloi 5 sezone duke luajtur në Finlandë, para se t’i bashkohej ekipit Stockport County, nëntë vjet më parë. Ai më pas u transferua tek Sheffieldi, para se të lëvizte tek Ipswichi. Ai shënoi 20 gola në sezonin 2004-05, ndërsa më pas iu dha rasti në Premier League tek ekipi Blackburn, ku shënoi 7 gola në një sezon. Më pas, Kuqi për 2.5 milionë funte lëvizi tek Palace, në vitin 2006, për të kaluar momente të luhatshme në Selhurst Park.

Ai u huazua për 4 muaj tek Fulham, në vitin 2007, e më pas u kthye tek Ipswichi, për t’iu bashkuar më pas menaxherit Neil Warnock tek Cristal Palace, ku sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë. Mirëpo, Kuqi e refuzoi ofertën për kontratën e re, duke e lënë Londrën për t’iu bashkuar vëllait të tij më të ri, Njaziut në Koblenz.

Kuqi senior, i cili njihet me mënyrën e tij karakteristike të festimit të golave, duke fluturuar në ajër, ka shënuar 89 gola në 244 ndeshje si startues dhe në 89 të tjera si zëvendësues, në paraqitjet e tij në futbollin anglez.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni