Home » Kampionati Shqiptar » Kupa e Shqipërisë: Tirana, Skënderbeu, Kukësi dhe Laçi kualifikohen në gjysmëfinale

Kupa e Shqipërisë: Tirana, Skënderbeu, Kukësi dhe Laçi kualifikohen në gjysmëfinale

Kupa e Shqipërisë: Tirana, Skënderbeu, Kukësi dhe Laçi kualifikohen në gjysmëfinaleKupa e Shqipërisë ka njohur katër skuadrat gjysmëfinaliste. Tirana, Skënderbeu, Kukësi dhe Laçi vazhdojnë rrugën drejt trofeut të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar. Mes kryesuesëve ka zhgënjyer vetëm Partizani.

Në garë për titullin kampion, por edhe Kupën e Shqipërisë.Tre kryesuesit e Superligës kanë siguruar biletat për në gjysmëfinalet e trofeut të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.

Tirana largoi frikën e barazimit 2-2 në sfidën e vajtjes, duke u imponuar me fitoren 3-0 në transferëtn e Fierit kundër Apolonisë.

Pashaj hapi ndeshjen në minutën e 17-të, duke kaluar shpejt në epërsi bardheblutë e kryeqytetit.
Kaq për pjesën e parë, ndërsa me rikthimin në fushë, Bakaj shpërdoron smundësinë më të mirë për të mbyllur ndeshjen, duke gabuar nga pika e 11-metërshit.Gjithsesi, pak minuta më pas Taku qetëson skuadrën e tij me golin e dytë.

Të kota përpjekjet e vendasve, që u dorëzuan përfundimisht në golin e tretë të Bushiç.Shpërblejnë pritshmëritë edhe Kukësi me Skënderbeun.

Skuadra e drejtuar nga Artim Shaqiri barazoi 0-0 me Vllazninë, por siguroi kualfikimin falë fitores 2-0 në sfidën e parë.Nga ana tjetër Skënderbeu mundi 3-1 Flamurtarin.

Ndryshe nga barazimi 1-1 në ndeshjen e parë, korçarët dominuan në fushën e tyre, megjithëse gjetën epërsinë vetëm në shtesën e pjesës së parë me Osmanin.Me rikthimin në fushë, Berisha dyfishoi shifrat.

I kotë goli i Hoxhës për Flamurtarin, pasi në fund, Shkëmbi vulosi suksesin e Skënderbeut me golin e tretë.
Kampionët në fuqi do të luajnë në gjysmëfinale kundër Laçit, që bëri përmbysjen e madhe kundër Partizanit.
Megjithëse me epërsinë e dy golave të ndeshjes së parë dhe stadiumit pa tifozë, të kuqtë e kryeqytetit dhuruan surprizën e madhe në çerekfinale.

Meritë e skuadrës së Armando Cungut, që pasi humbën një 11-metërsh me Cetkoviç.Rregullon shënjestrën vetëm pak minuta më pas Xhejms që kaloi vendasit në epërsi.

Meto shënoi dhe golin e dytë për Laçin, që do të plotësonte përmbysjen e madhe vetëm në minutën e 118-të.Cetkoviç dërgoi topin në rrjetë, duke I dhuruar kualifikimin Laçit, që i bashkohet katër skuadrave të fundit që do të kërkojnë Kupën e Shqipërisë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni