Home » Kampionati Shqiptar » Kukësi mposhti Laçin, kryeson bashkë me Tiranën

Kukësi mposhti Laçin, kryeson bashkë me Tiranën

Kukësi mposhti Laçin, kryeson bashkë me TiranënSkuadra e Kukësit, falë një goli të shënuar në minutën e 77’ nga mesfushori Kushtrim Lushtaku, ka marrë nje fitore të rëndësishme që e mban në krye të rënditjes së bashku me Tiranën me nga 25 pikë.

Ndeshja ndaj Lacit e zhvilluar në stadiumin Zeqir Ymeri të qytetit të Kukësit, është zhvilluar e fortë dhe vetëm goli i shënuar ka bërë diferencën mes tyre.

Formacioni iShaqirit ka ka patur dhe raste të tjerë për shënim, por ka mundur t’i gëzohet vetëm një goli të shënuar nga mesfushori kosovar, Kushtrim Lushtakut, i cili ka qenë i saktë në finalizimin e aksionit.

Javën e ardhëshme skuadra kukësiane do të ndeshet ndaj Partizanit, i cili dje humbi në Korcë ndaj Skënderbeut kampion në fuqi me rezultatin e thellë 3-0.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni