Home » Futboll » Kukeli-Nushi ndeshen në çerekfinalen zvicerane

Kukeli-Nushi ndeshen në çerekfinalen zvicerane

SOCCER-EUROPE/SWITZERLANDU hodh shorti për çerekfinalen e kupës së Zvicrës në futboll. Nga katër ndeshje çerekfinale që do të zhvillohen me 12-13 dhjetor, më së interesanti do të jetë takimi në mes Luzernit dhe St. Gallenit.

Ky takim do të jetë edhe derbi shqiptarë, pasi që në radhët e Luzernit luan futbollisti i dëshmuar Bekim Kukeli dhe që është standard në çdo ndeshje.

Në fanellën e St. Gallenit luan i palodhuri Kristian Nushi, një futbollistë që po jep kontribut të veçantë. Baseli i Beg Feratit dhe Xherdan Shaqirit do të ketë punë shumë të lehtë, pasi përballë kanë skuadrën e ligës së dytë zvicerane, Biel.

Lausanne ka punë të vështirë me liderin e tabelës së Superligës së Zvicrës, Young Boysin. Kriensi ka ndeshje të vështirë me Thunin që ka skuadër kompakte.

Ndeshjet çerekfinale

Basel – FC Biel

Lausanne – Young Boys

Luzern – St. Gallen

Kriens – Thun

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni