Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Ksavi thotë që mos ti quajën favoritë!

Ksavi thotë që mos ti quajën favoritë!

xavi-Ksavi ka pohuar se skuadra e tij ka shanse për të arritur suksesin e parë botëror, por ai nuk ka dëshirë që Spanja të titullohet si favorite në nivel të njëjtë me skuadra të tjera me më shumë përvojë.
Mesfushori i Spanjës, Ksavi, ka pohuar se atij nuk i pëlqen emërtimi i Spanjës si skuadër favorite për botërorin e vitit që vjen, duke thënë se ka shumë skuadra të tjera që kanë bilance më të mira se ata në këtë garë.

Edhe pse asnjëherë përfaqësuesja e Spanjës nuk ka shkuar në ndeshjen finale të botërorit, pasi rezultati më i mirë i arritur ka qenë vendi i katërt në botërorin 1950, nga kampionët e Evropës pritet shumë pasi kanë pasur një formë shumë të mirë dy vitet e fundit.

Që prej fillimit të vitit 2007, Spanja ka arritur 40 fitore përfshirë dy në kohë shtesë dhe është mundur vetëm një herë në 43 ndeshje. Në këtë periudhë ata janë shpallur kampionë Evrope.

Kjo periudhë ka qenë shumë e suksesshme për vendin iberik, pasi e vetmja humbje e tyre ka qenë ajo kundër SHBA ve me rezultatin 2 0 në Kupën e Konfederatave, këtë verë. Për shumë analistë, Spanja është skuadra që duhet mundur në finalet e botërorit.

Megjithëse Ksavi ka pohuar se skuadra e tij ka shanse për të arritur suksesin e parë botëror, ai nuk ka dëshirë që Spanja të titullohet si favorite në nivel të njëjtë me skuadra të tjera me më shumë përvojë. “Kupa e Botës po vjen në një moment të mirë për gjeneratën tonë.

Por ne duhet të jemi të thjeshtë dhe të punojmë sa më shumë. Njerëzit duhet të sjellin ndër mend Kupën e Konfederatave, kur SHBA të na mundën. Nuk më pëlqen të na quajnë përherë favoritë.

Ne jemi kampionë të Evropës dhe luajmë futboll të bukur, por nuk kemi diçka më shumë se Argjentina, Gjermania, Italia ose Brazili. “Ne duhet të jemi në mesin e katër më të mirëve në botë.

Por kjo nuk do të thotë se ne nuk mendojmë të shkojmë sa më larg dhe të shpallemi kampionë.” I pyetur se kush janë favoritët për Kupën e Botës, Ksavi ka thënë: “Unë shoh një botëror me shumë surpriza dhe bashkë me skuadrat e mësipërme, mendoj se Bregu i Fildishtë do të jetë ‘kali i zi’.”

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni