Home » Kampionati Italian » Krkic ndjehet i nderuar që do të veshë fanellën e Milanit

Krkic ndjehet i nderuar që do të veshë fanellën e Milanit

Bojan Krkic ka shprehur ngazëllimin e tij me transferimin e menjëhershëm nga Roma te Milani dhe ndjehet i nderuar që do të veshë fanellën kuqezi këtë sezon.

22-vjeçari pritet sot ta kompletojë transferimin e tij në San Siro dhe është i vendosur të tregojë vlerën e tij për klubin e ri.

“Është nder që do të veshi fanellën e Milanit. Premtoj se do të jap gjithçka për klubin e ri”.

“Çfarë pres pas të gjitha shitjeve që ka bërë Milani? Milani ende është një ekip i fuqishëm dhe dua të shfrytëzoj maksimumin nga kjo mundësi”, ka thënë ish-sulmuesi i Barcelonës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni