Home » Futboll » Kritika për Ermir Lenjani

Kritika për Ermir Lenjani

Kritika për Ermir LenjaniAnësori i Kombëtares së Shqipërisë Ermir Lenjani është votuar me notë të vogël pas ndeshjes së skuadrës së tij të re Rennes në përballjen ndaj Bastia-s në Kupën e Francës.

Gjiganti mediatik ‘Yahoo’ në Francë, e ka notuar paraqitjen e Lenjanit me notën 5.3, duke e lënë ndër futbollistët më të dobët të Rennes-it në këtë ndeshje. Lenjani bëri një ndeshje relativisht të mirë, deri nga mesi i pjesës së dytë, kur vendësit, pasi barazuan në minutën e 47-të , kaluan në avantazh në minutën e 71-të.

Në ato çaste nisi nervozizmi në fushë dhe pas tri minutash Lenjani u përplas me një lojtar kundërshtar, duke mbetur paksa dhe i dëmtuar. Fill pasi nisi loja, Lenjani ndërhyri me taka, direkt në këmbën e sulmuesit vendës Zhile, duke e “detyruar” arbitrin që të nxirrte direkt të kuqin.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni