Home » Kampionati Anglez » Kreu është i Chelseat

Kreu është i Chelseat

Chelseakreu-euml-sht-euml-i-chelseat-video_hd ka regjistruar fitoren e pesëmbëdhjetë sezonale në Ligën Premier duke mposhtur Newcastle Unitedin me rezultat 2-0.

Në takimin e zhvilluar në Stamford Bridge, nikoqirët nuk ishin mbresëlënës në pjesën e parë, mirëpo arritën të shënojnë një gol.

Një goditje nga këndi e ekzekutuar shpejt, i gjeti mysafirët të papërgatitur. Ivanovic e pranoi topin dhe asistoi te Oscar, goditja e brazilianit u ndal në rrjet (43’).

Goli i dytë ishte nga një aksion magjik që u kompletua me ekzekutimin e Diego Costas (59’), ndërsa asistimin e fundit e dhuroi Oscar.

Në takimin tjetër të kësaj jave, Manchester City ka luajtur baras (1-1) ndaj Evertonit.

Chelsea është në krye të Ligës Premier me dy pikë më shumë se rivali për titull, Manchester City.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni