Home » Boks » Krasniqi pritet të zhvillojë meçin me gjasë në muajin shkurt ose në mars

Krasniqi pritet të zhvillojë meçin me gjasë në muajin shkurt ose në mars

luan krasniqi 2Mjeshtri i boksit profesionist, Luan Krasniqi, qëndroi në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë.

Ai kishte aq shumë nostalgji për vendlindjen e tij dhe gjithnjë fliste me kënaqësi për shtetin më të ri në botë, Republikën e Kosovës sidomos kujtonte kohërat e arta të boksit, kur boksonin brezi i artë, si: Mehmet Bogujevci, Xhevdet Peci, Nazif Gashi etj. Luan Krasniqi kësaj here kishte ardhur me një mision të veçantë dhe të gëzueshëm për drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës.

Ai i ndihmojë me vegla dhe pajisje sportive kombëtaren e Kosovës në boks që si asnjëherë më parë ka pasur nevojë në këtë kohë të vështirë që mezi po mbijetojnë. Krasniqi tha se kjo është vetëm nisma e parë, sipas tij, do të vazhdojë me ndihma të tjera në aspektin e boksit dhe më një dëshirë që sa më shpejt t’i shohë në garat zyrtare evropiane dhe botërore. Ylli i boksit, Krasniqi, me përzemërsi është pritur nga kreu i Federatës së Boksit të Kosovës dhe që ka marrë falënderimet të shumta për këtë ndihmë të jashtëzakonshme.

‘E falënderoi Luanin e madh që vazhdimit na mbështet dhe po bënë edhe lobimin për boksin e Kosovës. Dëshira e tij ka qenë të na ndihmojë me vegla dhe pajisje sportive, të cilën gjë e bëri, për çka i jemi edhe mirënjohës. Është ndihmë jashtëzakonisht e madhe për kombëtaren e Kosovës dhe shpresoj se do të arsyetojmë me rezultate ndihmën e tij. Ndihma e tij do t’i bëjë më të motivuar dhe me vullnet më të madh boksierët tanë”, tha Mehmet Bogujevci. Krasniqi tha se ndihet shumë mirë.

“Këto pajisje sportive, këto gjëra besoj se e gjejnë vendin e vet. Shpresoj se në të ardhmen do të japin frytet e suksesit”, tha Krasniqi. Sa i përket meçit me Dimitrenkon, që ishte paraparë të zhvillohet me 28 nëntor të këtij vitit, ka thënë se është çështje kohe kur do të zhvillohet ai. “Meçi do të zhvillohet me Dimitrenkon, pasi kemi edhe kontratë për këtë gjë. Mirëpo, ndodhi një lëndim në këmbë gjatë përgatitjeve në sparing dhe u desh të shtyhet meçi. Iu premtoi se do të rikthehem te suksesi që kam pasur.

Edhe në të kaluarën kam pasur herë rënie e herë ngritje në boks dhe për atë jam i bindur se do të rikthehem në formë më të mirë dhe ta rikthejë titullin e botës”, tha Krasniqi. Boksieri i dëshmuar, që gjithmonë ka sjellë gëzime të papërshkrueshme të adhuruesit e boksit kudo që janë shqiptarë, ka thënë se mezi pret të shohë boksierët e Kosovës në Kampionatin e evropian e botëror. Ai shpreson se së do të ndërtohet një kombëtare e fortë e Kosovës në boks.

“Kosova ka talent të hatashëm të boksit. Gjëja më e mirë nuk ka sesa kur merr pjesë në Lojërat Olimpike. Sportistët bëjnë shumë për shtetin dhe është ambasadorë i sportit. Sportistët atë çka e arrijnë në garat sportive, këtë nuk mund të bëj politika në fushën e vet”, ka thënë Krasniqi. Boksieri Krasniqi tha troç: “Ende jam boksierë profesionistë dhe do të kthehem aty ku isha më parë, kampion bote”. Mjeshtri i boksit ka gjasa që meçin me Dimitrenkon të zhvillojë gjatë muajit shkurt ose në mars.

Boksieri i mirënjohur Luan Krasniqi e ka ndihmuar me vegla dhe pajisje sportive të boksit kombëtaren e Kosovës në boks, përkatësisht Federatën e Boksit të Kosovës. Krasniqi pritet të zhvillojë meçin me gjasë në muajin shkurt ose në mars.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni