Home » Boks » Krasniqi lufton për titullin WBA më 21 mars

Krasniqi lufton për titullin WBA më 21 mars

Krasniqi lufton për titullin WBA më 21 marsHaxhi Krasniqi do të luftojë më 21 mars 2015 për titullin WBA të botës në kategorinë gjysmë të rëndë kundër kampionit të botës, gjermanit Jürgen Brähmer.

Dueli Krasniqi vs. Brähmer do të mbahet në “Stadthalle” në qytetin gjerman ROSTOCK.

“Kjo nuk është vetëm një ndeshje sporti për mua, për të fituar titullin e botës kam sakrifikuar shumë deri tani dhe dua të shkruaj histori, andaj është lufta e 21 marsit shumë më shumë se vetëm një duel boksi”, ka deklaruar Haxhi Krasniqi.

“ Por në fakt nuk dëshiroj të flas apo të shkruaj shumë tani, unë gjithë kohen time do ia kushtoj stërvitjeve dhe do ta fitoj titullin. Unë shpresoj se ju të gjithë me 21 mars do të udhëtoni drejt qytetit Rostock për të më mbështetur. Më besoni se do jap gjithçka për të dalë faqebardhë nga Ringu”, citohet Haxhi Krasniqi, transmeton koha.net.

Kundërshtari i Krasniqit, kampioni gjerman i botës Jürgen Brähmer e ka një rekord profesionist të ngjashëm me Krasniqin: Jürgen Brähmer 47 Duele, 45 Fitore, 2 Humbje; Haxhi Krasniqi: 46 Duele, 43 Fitore, 3 Humbje, por në thelb rekordet e të dy boksierëve ndryshojnë shumë sepse Jürgen Brähmer është rritur me boks, ka qenë nxënës i Akademisë më të madhe të Boksit në Gjermani dhe ka filluar me boks profesionist që në vitin 1999, ndërsa Krasniqi ka filluar me boksin profesionist pa asnjë duel amator dhe kur e ka zhvilluar duelin e tij të parë, Jürgen Brähmer që atëherë ka qen një emër i madh, ishte madje kampion internacional, shumë afër titullit të botës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni