Home » Boks » Koxha realizon një tjetër fitore

Koxha realizon një tjetër fitore

selajdinSelajdin Koxha (10-4-2, 3 KOs) ka shënuar një tjetër fitore në ringun profesionist belg.

Të mërkurën në mbrëmje ferizajasi ka mposhtur me nokaut teknik francezin Rachid Ouafi (6-8) në një duel të zhvilluar në Antverpen të Belgjikës.

Përballja e programuar për 8 runda është ndërprerë në rundin e pestë pasi Ouafi nuk ka dashur të vazhdojë më duelin.

Kjo është fitorja e 10-të e Koxhës në ringun profesionist, krahas 4 humbjeve dhe 2 barazimeve.

Një duel akoma më i rëndësishëm e pret Koxhën më 12 dhjetor kur do të ndeshet me holandezin Hakan Sari (8-1-1, 3 KOs) për titullin e kampionit të Beneluxit (Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg) për peshën super të mesme.

Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e Koxhës i cili në dhjetor të vitit të kaluar kishte bërë të vetin titullin e kampionit të Belgjikës për peshën super të mesme./boxalb

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

1 Response to " Koxha realizon një tjetër fitore "

  1. RUSHIT says:

    i lumt

Komentoni