Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Kosta Rika dhe Uruguaji për ndeshje vendimtare

Kosta Rika dhe Uruguaji për ndeshje vendimtare

2010worldcupPërfaqësuesja e Uruguajit dhe ajo e Kosta Rikës kanë vazhduar përgatitjet para ndeshjes decidive, që do ta zhvillojnë të mërkurën.

“Ne kemi epërsinë dhe tani na ka mbetur vetëm ta ruajmë atë” deklaroi trajneri i Uruguajit, Oscar Tabarez.

Në anën tjetër, homologu i tij, Rene Simoes ka thënë se ekipi do të jap edhe atomin e fundit në ndeshjen e së enjtes.

“Ne duhet të luftojmë deri në fund, kemi 90 minuta për të arritur kampionatin botëror” përfundoi Simoes.

Uruguaji është më afër kualifikimi, pasi triumfoi në cilësinë e mysafirit në ndeshjen e parë me rezultat 1:0.

Do të jetë kjo një epërsi e madhe për dy herë kampionin e botës, Uruguajin para ndeshjes në Montevideo.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni