Home » Hendboll » Kosova U-18 dhe Prishtina, në finale të Cell Cup

Kosova U-18 dhe Prishtina, në finale të Cell Cup

Skuadra e hendbollit Prishtina do të luajë në finale të seniorëve në turneun ndërkombëtar Cell Cup që po mbahet në Veszprem të Hungarisë.

Prishtina të enjten mposhti skuadrën hungareze Treff me rezultat të thellë 51:10 e më pas edhe atë Varpalotaoi (20:15) dhe kështu siguroi vendin e parë në fazën grupore. Në ndeshjet për plasman përfundimtar, Prishtina të premten (sot) do të luajë për pozitën e parë, me të dytin e grupit. Në pesë ndeshjet e deritashme, Prishtina kishte katër fitore e një humbje.

Në finale do të paraqitet edhe përfaqësuesja U-18 e Kosovës. Kjo grupmoshë të enjten fillimisht humbi nga skuadra Pick Szeged në kuadër të grupeve me rezultatin 25:19. Në grup përfundoi e dyta, por më pas mposhti të parin e grupit tjetër, skuadrën polake Legnica, dhe kështu të premten do të luajë për vend të parë. U-16 e Kosovës kishte rezultate më të dobëta dhe do të luajë për pozitën e 15-të.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni