Home » Kampionati Kosovar » Kosova nuk figuron në agjendën e FIFA-së

Kosova nuk figuron në agjendën e FIFA-së

Ndonëse Kosova është një nga pikat më kokëçarëse në takimet e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, ajo vazhdon të injorohet, të paktën në agjendat e publikuara para takimeve të KE-s. 

Kështu ndodh edhe kësaj here. Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, të mërkurën publikoi agjendën e saj për takimin e radhës që do të mbahet më 28 maj Mauritani, ndërsa Kosova nuk ishte në njërën nga pikat e diskutimit.

Përkundër këtij fakti, ajo pritet të jetë edhe kësaj here një nga pikët kyçe të diskutimit.

Të kujtojmë se çështja e modaliteteve të miqësoreve ndërkombëtare të Përfaqësueses së Kosovës nuk kanë qenë as në agjendën e fundit të FIFA-së, mirëpo për një gjë të tillë u diskutua.

Jozyrtarisht, pritet që një gjë e tillë të ndodhë edhe kësaj radhe.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni