Home » Xhudo » Kosova me dhjetë medalje të arta

Kosova me dhjetë medalje të arta

xhudo sportKombëtarja e Kosovës në xhudo në të dyja konkurrencat është kthyer me 10 medalje të arta nga Kampionati Mbarëkombëtar, që u mbajt në Tiranë të Shqipërisë.

Medalje të arta fituan në konkurrencën e femrave: Distria Krasniqi (48 kg), Leutrime Krasniqi (52 kg); Xhevahire Kuka (57 kg); Lirona Hoxha (63 kg), ndërsa te meshkujt: Dukagjin Gashi (60 kg); Fatos Tabaku (66 kg); Zymer Zekaj (73 kg); Besfort Nallbani (81 kg); Betim Mekaj (90 kg) dhe Erzen Haxhiu (100 kg). Kombëtarja jonë fitoi edhe dy medalje të argjendta: në kategorinë 60 kg Korab Morina dhe në atë 63 kg Arjeta Bajrami.

“Është një sukses i jashtëzakonshëm që kemi arritur në Kampionatin Mbarëkombëtar. Konkurrenca ka qenë e fortë, ku morën pjesë xhudistët nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Dëshmuam cilësi dhe përgatitje të lartë në këtë kampionat. Befasuam të gjithë të pranishmit me luftëra cilësore që dëshmuam në secilën kategori”, tha Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës. Gjatë këtij kampionatit me sukses drejtësinë e ka ndarë edhe gjyqtari Remzi Begu, i cili nga organizatori ka marrë notë të lartë. Përzgjedhësi Kuka megjithëse para nisjes në Tiranë nuk ka qenë edhe aq optimist për faktin se nuk ka pasur në kombëtare dy xhudiste të shkëlqyeshme, Majlinda Kelmendin, kampione e botës për U-20 dhe xhudisten e talentuar Nora Gjakovën.

“Nuk do të ishte e tepër të them se nga 11 kategori sa janë zhvilluar në kampionatin mbarëkombëtar kemi fituar gjithsej 12 medalje (10 të arta e dy të argjendta) ose morëm dhjetë tituj. Dallimi në cilësi ka qenë shumë i madh në mes xhudos së Kosovës me atë të Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Këto rezultate do të thotë shumë për ne kur dihet se morëm pjesë pa dy garueset më të mira, siç janë Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova. Këto nuk ishin të përfshira në kombëtare për shkak se janë duke u përgatitur për garat të nivelit botëror”, tha Kuka.

Përzgjedhësi premton rezultate të reja në garat e ndryshme ndërkombëtare. “Është mëkat që ende nuk po na pranojnë edhe zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos respektivisht në Federatën Evropiane të Xhudos, që të kemi të drejtën e pjesëmarrjes pa kushtëzime në aktivitetet zyrtare evropiane dhe botërore”, theksoi Kuka. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

1 Response to " Kosova me dhjetë medalje të arta "

  1. lumka says:

    Ju lumte te gjitheve per keto suksese!
    Te lumte D’Istria, ma kenaqe zemren me suksese, vetem vazhdo se perpara po te ndriqojne sukseset ne kerieren sportive!!! URIMEEEEEEEEEEEEEEEEEE

Komentoni