Home » Hendboll » Kosova luan ndaj Serbisë në hendboll

Kosova luan ndaj Serbisë në hendboll

Kosova luan ndaj Serbisë në hendbollPërfaqësuesja e Kosovës në hendboll në katëgorinë e femrave do të zhvillojë ndeshjen historike ndaj Serbisë.

Junoriet e Kosovës do të luajnë përballë atyre të Serbisë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.

Këtë e ka konfirmuar edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Serbisë, Bozidar Durkovic, i cili tha se junioret e shtetit serb të hendbollit për femra, do të luajnë kundër përfaqësueses së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.

Në këtë turne kualifikues që do të mbahet në Rumani, Kosova do të përballet me Sllovakinë, Rumaninë dhe Serbinë, ndërsa me këtë të fundit do të luajnë pa simbole shtetërore.

Kualifikimet për këtë kampionat evropian do të zhvillohen me 17-19 prill.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni