Home » Futboll » Kombëtarja B e Shqipërisë mundet 2-1 në Antalia

Kombëtarja B e Shqipërisë mundet 2-1 në Antalia

Antalia, 7 janar – Kombëtarja B e Shqipërisë është mundur 2-1 të mërkurën në Antalia nga skuadra e kategorisë së dytë turke Adanaspor.

Edhe pse përballë një ekipi inferior, futbollistët më të mirë të kampionatit shqiptar kanë zhgënjyer, duke lënë të kuptohet se një pjesë e mirë e tyre këto ditë në Turqi i sheh si pushime. Sidomos pjesa e parë e kësaj miqësoreje ka qenë një katastrofë e vërtetë.

Adanaspor mund të shënonte sa herë të donte përballë një mbrojtjeje të shthurur, por nuk e ka bërë këtë vetëm për pasaktësinë e vet. Në fakt, misioni kryesor i Kuzhesë në Turqi ka qenë ai për të gjetur mbrojtës, por pas kësaj ndeshje, duket se një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë.

Pjesa e parë ka përfunduar 1-0 për turqit, ndërsa kuqezinjtë kanë ndryshuar disi vetëm në pjesën e dytë. Adanaspori dyfishoi shifrat sapo rifilloi loja, por më pas ishte Andi Lila ai që shkurtoi diferencën me një goditje nga larg. Në këtë takim janë dëmtuar edhe dy futbollistë, Marenglen Shoshi dhe Emiljano Vila.

Takimi tjetër miqësor për kombëtaren B do të luhet ditën e shtunë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni