Home » Basketbolli i Kosovës » Kolegji Eurosport më të dobëtit

Kolegji Eurosport më të dobëtit

Më 16-17 janar nis edicioni pranveror i Technomarket Superligës së Kosovës në basketboll dhe si duket ndër klubet më të dobësuara do të jetë KB Kolegji Eurosport nga Prishtina.

Këtij klubit i kanë shkuar disa basketbollistë në radhët e Pejës dhe në fakt e kanë dobësuar në masë të madhe. Basketbollistët Mustafë Merovci, Sabedin Ebibi nga Kolegji Eurosport kalojnë në KB Peja. Nga ana tjetër, KB Kolegji Eurosport i ka huazuar dy basketbollistë nga rivali vendas, Sigal Prishtina, Enver Dilin dhe Fisnik Rugovën.

Këta basketbollistë të huazuar nuk e kanë edhe cilësinë e basketbollistëve të larguar, por si do që të jetë do të orvaten të mbulojnë disi zbrazësin në klub. KB BB Bashkimi nga Prizreni në radhët e veta ka sjellë basketbollistët nga Drita e Gjilanit, Bexhet Demollin dhe boshnjakun Mirza Ahmedbashiq.

Prizrenasit këto përforcime i konsiderojnë si mjaft të qëlluar për edicionin pranveror dhe që synojnë paraqitje shumë më të mirë sesa kanë pasur në vjeshtë. Sigal Prishtina, kampion në fuqi, përderisa e ka ruajtur kapitenin Edmond Azemin, nuk ka mundur një gjë të bëjë edhe me Yll Kaçanikun, i cili ka kaluar në radhët e skuadrës së elitës turke, Darussafaka.

Kampioni në fuqi, me gjithë shkuarjen e këtij basketbollistit në Turqi mendon se nuk janë edhe aq të dobësuar, pasi në mjedisin e tyre e kanë kthyer basketbollistin në pozitën qendër, Blerim Mazrekun, që në vjeshtë luajti për Big Brother Bashkimin. Drita e Gjilanit, e cila nuk ka pasur paraqitje të mira në vjeshtë, e ka humbur edhe basketbollistin Burim Aliun, i cili ka kaluar në radhët e skuadrës së KB Kolegjit Eurosport.

Komisari i Garave në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Nazmi Paçarada, njoftoi se të gjitha kërkesat pas shqyrtimit të Komisionit për Kalim dhe Regjistrim janë në përputhje me Rregulloren –fuqizohen në tërësi dhe kanë të drejtë loje të gjithë këta basketbollistë në javën e 15-të me kryerjen e pagesës së taksës në shumë prej 50€ në xhirollogarinë e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Më një fjalë, ky afat kalimtar dimëror ishte shumë i varfër, ku më së miri e ilustruan edhe kërkesat e pakta. Nuk duhet harruar se klubet që mëtojnë titullin e kampionit, si Sigal Prishtina, BB Bashkimi, Peja e Trepça si gjithmonë përforcohen më vonë me basketbollistë të huaj. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni