Home » Futboll » Klubet e Serie A dhurojnë nga 5 milionë euro për ta shpëtuar Parman

Klubet e Serie A dhurojnë nga 5 milionë euro për ta shpëtuar Parman

Klubet e Serie A dhurojnë nga 5 milionë euro për ta shpëtuar ParmanKlubet e Serie A-së, janë pajtuar që të dhurojnë nga 5 milionë euro për ta shpëtuar Parman nga borxhet dhe që t’i luajë ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit.

Giallobluve iu hoq një pikë gjatë këtij sezoni për shkak se kishte dështuar që t’i paguante lojtarët dhe stafin e vet, dhe me 100 milionë euro borxhe të grumbulluara, klubi do të përballet me një seancë dëgjimore për bankrotim me 19 mars.

Sidoqoftë, pas një mbledhje të drejtuesve të të gjitha klubeve të Serie A-së këtë të premte, u votua një plan shpëtimi për Parman, ku të gjitha klubet do të dhuronin nga 5 milionë euro.

Gjashtëmbëdhjetë skuadra votuan në favor të kësaj huaje, tri prej tyre abstenuan dhe vetëm Cesena e kundërshtoi këtë plan.

Kushti i vetëm është që Parma të luajë së paku një ndeshje para seancës dëgjimore për bankrotim, dhe tashmë edhe lojtarët janë pajtuar që të luajnë. Ndeshja e radhës për ta do të jetë kundër Atalantas të dielën.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni