Home » Boks » Klitschko mbrojti titullin

Klitschko mbrojti titullin

13-klicko4Bernë, 13 dhjetor – Amerikani Kevin Johnson mund të mburret vetëm për një të arritur – ka prishur rekordin e fitoreve me nokaut të ukrainasit Vitaly Klitschko.

Klitschko e ka mbrojtur me sukses titullin e botës në kategorinë e rëndë në versionin WBC, duke e mposhtur me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve amerikanin Johnson. Për Klitschkon kjo ka qenë vetëm fitorja e dytë në karrierë pa nokaut. Ai e kishte mposhtur me pikë në nëntorin e vitit 2000 edhe gjermanin Timo Hoffmann. “Johsnon ishte kundërshtar shumë i pazakontë.

Ka lëvizur shumë mirë dhe nuk ka qenë e lehtë të goditej. Unë jam i dëshpëruar, pasi kisha dëshirë që ta nokautoja. Mirëpo prapë jam i kënaqur me fitoren e shënuar”, ka thënë Klitschko 38-vjeçar. Juria votoi me 119:109, 120:108 dhe 120:108 në favor të ukrainasit. Klitschko për këtë luftë mori 5 milionë euro.

Për Klitschkon kjo ka qenë fitorja e 39-të në karrierë (37 KO) karshi dy humbjeve. Johnson mundohej gjatë meçit që me fjalë e fyerje të provokonte Klitschkon. “Kevin Johnson është futur në ring vetëm për të qëndruar gjallë 12 raunde. Më vjen keq që lufta ka zgjatur vetëm 12 raunde. Kevin Johnsoni ka folur shumë, madje fjalë ofenduese. Do të më kishte pëlqyer që ta dënoja atë për këtë”, ka thënë Klitschko.
Klitschko tash synon që vitin e ardhshëm të boksojë me britanikun David Haye. Haye këtë vit e fitoi titullin e botës në versionin WBA, duke triumfuar me pikë ndaj rusit Nikolay Valuev.
“Jam i gatshëm. Me gjithë dëshirë do të boksoja kundër tij. David Haye është boksier i pallavrave”, ka thënë Klitschko. Amerikani Kevin Johnson kishte premtuar se do të rikthejë titullin e botës në SHBA. Mirëpo Johnson 30-vjeçar nuk ishte në gjendje ta bënte këtë. Johnsoni ka pësuar humbjen e parë në karrierën e tij si profesionist. Ai ka edhe 22 fitore (9 KO) dhe një barazim.
“Unë e kam ditur se ai nuk do të mund të më mposhtë me nokaut. Askush nuk ka aftësi të më nokautojë. Jam tepër i shpejtë. Po të mos e kisha të lënduar bërrylin e majtë, do t’ia mbyllja dy sytë deri në raundin e gjashtë”, ka thënë Johnson. /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni