Home » Boks » Klitschko: Lewisin e shtyu nëna të pensionohet

Klitschko: Lewisin e shtyu nëna të pensionohet

klitschko4Bernë, 12 dhjetor – Kampioni i botës në kategorinë e rëndë në boks, ukrainasi Vitaly Klitschko thotë se ish-kampionin absolut të peshës së rëndë, britanikun Lennox Lewis e shtyu nëna që të pensionohet.

Lewis e mposhti Klitschkon më 21 qershor të vitit 2003. Në të vërtetë, atëbotë dueli u përfundua nga mjeku i ringut, për shkak të një plage në arkadën e Klitschkos. Lewis i premtoi Klitschkos një revansh, mirëpo ky premtim nuk u realizua. Klitschko thotë se fajin për këtë e ka nëna e Lewisit.
“Kur u futa në dhomë, aty ishte Lewisi me nënën e tij. Nëna e tij ishte e ulur në të majtë nga ne. E vëreja se si më shikonte. Ka qenë e çuditshme. Disa ditë më vonë, Lewisi më tha se nuk do të ketë meç të ri. Ai u pensionua. Unë e kuptova se vendimi nuk ishte i tij, por i nënës. Ajo kishte ndikim të madh në të. Është mëkat, pasi gjitha bota e boksit e dëshironte këtë luftë”, ka thënë Klitschko për gazetën zvicerane “Blick”.
Klitschko është pronar i titullit WBC në peshën e rëndë. Ai do të mbrojë këtë titull të shtunën (sonte) në Bernë të Zvicrës, ku do të ndeshet me amerikanin Kevin Johnson. /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni