Home » Karate » KK Iliria fitoi 13 medalje

KK Iliria fitoi 13 medalje

karateKarateistët e klubit të karatesë “Iliria” nga Prishtina dëshmuan rezultate jashtëzakonisht të mira në Kampionatin mbarëkombëtar, i cili u mbajt në Tiranë të Shqipërisë.

Zyrtarët e KK Iliria janë të kënaqur me rezultatet që shënuan në kampionatin mbarëkombëtar, në një konkurrencë shumë të fortë, sipas tyre, fituan gjithsej 13 medalje. Në kampionatin e sivjetshëm, që e organizoi Federata Shqiptare e Karatesë, morën pjesë klubet nga Shqipëria, pastaj nga Kosova, Maqedonia dhe nga Diaspora. Garat u zhvilluan në konkurrencën e senioreve dhe seniorëve në luftëra dhe në kata.

“Në mesin e klubeve pjesëmarrëse ishte edhe klubi i karatesë “Iliria” nga Prishtina, pesë anëtarë të të cilit u stolisën me titullin e kampionit mbarëkombëtar, katër sish zunë vendet e dyta, ndërsa medaljet e bronzta i fituan katër garues. Në kata, në konkurrencën e femrave, Fiona Beqiri zuri vendin e dytë, kurse Ermira Statovci dhe Kaltrinë Krasniqi zunë vendet e treta, ndërsa në konkurrencën e meshkujve medaljen e vetme, atë të argjendtën, e fitoi kampioni i shumëfishtë i Kosovës në kata, Getoar Rexhepi.

Në disiplinën e luftës sportive (kumite), garuesit e klubit “Iliria” ishin më të suksesshëm se në kata. Në këtë disiplinë, në konkurrencën e femrave, me medalje të argjendta u stolisën Mimoza Morina në kategorinë -68 kg dhe Denata Baholli në kategorinë +68 kg, kurse Kaltrinë Krasniqi në kategorinë -61 kg, Ermira Statovci në kategorinë -68 kg dhe Fiona Beqiri në kategorinë +68 kg fituan medaljet e arta dhe titullin e kampionit mbarëkombëtar”, njoftoi klubi i karatesë Iliria.

Në kumite te meshkujt, Astrit Halimi zuri vendin e tretë në kategorinë -60 kg, sikurse edhe Kemajl Haliti në kategorinë -67 kg, kurse Jetmir Rexhepi në kategorinë -67 kg dhe Qëndrim Shaqiri në kategorinë -75 kg fituan medaljet e arta, duke u bërë kështu edhe kampion mbarëkombëtarë në këto kategori. Klubi i karatesë Iliria premton rezultate edhe më kulmore në garat e ardhshme qoftë vendore apo ndërkombëtare. Sipas drejtuesve të këtij klubit, rezultatet e shënuara janë si fryt i punës së palodhshme të bërë nga të gjithë në klub dhe organizimit të mirëfilltë nga ana e kryesisë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni