Home » Futboll » Khedira e lë Arsenalin ‘me gishta në gojë’

Khedira e lë Arsenalin ‘me gishta në gojë’

khedira-e-l-euml-arsenalin-lsquo-me-gishta-n-euml-goj-euml-rsquo_hdDëshira e Arsenalit që ta transferojë mesfushorin gjerman, Sami Khedira, ka rënë në ujë, pasi që ky i fundit ka shprehur dëshirë që ta rinovojë kontratën e tij me Real Madridin.

Ishte pikërisht trajneri i Topçinjëve, Arsene Wenger, i cili javë më parë kishte shprehur haptazi dëshirën për të nënshkruar me fituesin e Kupës së Botës me Gjermaninë, mirëpo dëshira e tij pritet të mos realizohet.

Kontrata aktuale e Khediras me Real Madridin skadon në këtë verë, ndërsa klubet si Arsenali, Chelsea dhe Bayern Munichu kanë shprehur interesim që të nënshkruajnë me të që në janar.

Sidoqoftë, Khedira i ka shokuar të gjithë duke i thënë të përditshmes gjermane ‘Stuttgarter Nachrichten’ se ai po shpreson të qëndrojë te Los Blancos.

I pyetur nga gazeta se a dëshiron të qëndrojë te Reali, Khedira ka thënë: “Nëse mund të arrijmë një marrëveshje, unë do të isha shumë i lumtur”. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni